Tre persona janë arrestuar në Runikë të Skenderaj të shtunën, pasi që pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar fizikisht një person tjetër.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Runikë, Skënderaj 08.04.2023 – 21:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.