×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tre pacientë me COVID në gjendje të rëndë, drejtoresha e Infektivës jep detajet

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Mbi 40 mijë raste pozitive me COVID-19 janë shënuar deri më tani në Kosovë, përderisa numri i viktimave nga ky virus ka tejkaluar shifrën prej 1000.
    Rastet e reja me COVID-19 janë rritur gjatë javëve të fundit, me ç’rast institucionet e vendit kanë shtuar masat kufizuese, duke tentuar kështu ta parandalojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës.
    Numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi ka arritur në rreth 14 mijë, ku shumica e spitaleve janë të stërmbushura me pacientë.
    Drejtoresha e Klinikës Infektive në kuadër të QKUK-së, Lendita Ajazaj, ka deklaruar për Front Online se në këtë klinikë aktualisht janë duke u trajtuar 106 pacientë të infektuar me COVID-19, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
    “Na i kemi 106 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve 62 me oksigjeno terapi. Ndërsa 3 pacientë janë në respiratorë dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha ajo për Front Online.
    Ajo ka shtuar se në rast se mbushen kapacitetet e Klinikës, pacientët e infektuar me COVID-19, do të dërgohen në Klinikat tjera.
    “Dje i kemi liruar 15 pacientë, ndërsa 8 i kemi pranuar. Në momentin që mbushen kapacitetet e Klinikës, pacientët udhëzohen për në Klinikat Covid 3 dhe 4”, deklaroj Ajazaj.
    Përpos pacientëve, COVID-19 ka prekur edhe personelin e Klinikës, të cilët janë në vijë të parë të frontit të përballjes me pandeminë.
    “Katër infektologë i kemi të infektuar me COVID-19”, ka përfunduar ajo.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurve B.A., me profesional mjek...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur se kjo qeveri do gjyqësor të pavarur dhe profesional me prokurori të ndershme aktive. Po ashtu, i...
    Vip18 Nëntor 2024
    Njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova, i ka bërë masazh relaksues, Edit. Të dy dukeshin të qetë në dhomën e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.