×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre muaj burg dhe gjobë për dy burrat nga Podujeva që vjedhën një frigorifer

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Tre muaj burg dhe 150 euro gjobë me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ndaj dy të akuzuarve për vjedhje, Limon Lahu dhe Armend Tatari.

    Por, të dy dënimet ndaj tyre, nuk do të ekzekutohen nëse ata nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Dy të akuzuarit, janë liruar nga shpenzimet procedurale për shkak të gjendjes sociale.

    Ndërsa, pala e dëmtuar për kërkesën pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.

    Ky aktgjykim është shpallur, pasi në seancën e së martës, të akuzuarit kanë pranuar fajin për veprën që iu vihej në barrë.

    “E pranoj fajin. Është e vërtetë se na e kemi marrë frigoriferin, kemi menduar se atë e ka humbur dikush. Është hera e parë që jam para gjykatës, jetoj me ndihmë sociale. Frigoriferi nga policia është kthyer tek pronari. I kërkoj falje gjykatës dhe të dëmtuarit”, ka deklaruar i akuzuari Lahu.

    Fajtor është deklaruar edhe i akuzuari Tataro, i cili ka thënë se shpreh keqardhje për veprimin e tij.

    “Edhe unë e pranoj fajin, kom gabu, më vjen keq shumë. Jemi kanë tu mbledh kanaqe me Limanin, edhe kemi mendu që ai frigorifer është i humbur. Është hera e parë që jam në gjykatë dhe premtoj gjykatës se ky rast nuk ka me u përsërit, lus për një dënim sa më të lehtë”, ka deklaruar i akuzuari Tatari.

    Pranimin e fajësisë nga të akuzuarit, nuk e ka kundërshtuar prokurori Ilir Morina dhe më pas e ka aprovuar edhe gjykatësi i çështjes, Minir Hoti.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 29 gusht 2019, Limon Lahu dhe Armend Tatari akuzohen se me 8 mars 2018, rreth orës 13:00, në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, me dashje në bashkëkryerje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, e vjedhin një frigorifer, pronë e subjektit “Corner Bar”, me pronar Muhamet Maloku.

    Në aktakuzë thuhet se të pandehurit po kalonin afër subjektit afarist, ku në hapësirën e jashtme të lokalit dhe pa lejen e pronarit e marrin frigoriferin, duke e tërhequr rreth një kilometër deri tek Stacioni i Autobusëve, dhe duke e lënë në trotuar.

    Sipas aktakuzës, me atë rast i pandehuri Tatari, qëndron për ta ruajtur, kurse i pandehuri Lahu shkon në shtëpinë e tij për ta marrë një karrocë, me qëllim transportimit të frigoriferit, me ç’rast nga një operacion policor ata janë identifikuar dhe janë arrestuar.

    Në aktakuzë thuhet se më këtë veprim, të dëmtuarit i është shkaktuar dëm në vlerë prej 350 euro.

    Me këtë, ata akuzoheshin se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “vjedhje”, nga neni 325, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, veriu i Kosovës do të përfundonte...
    Lajme16 Shtator 2024
    Diellza Kukaj, Kryetare e Aleancës së Gruas dhe anëtare e Kryesisë së AAK, ka ngritur zërin kundër qeverisë së Kryeministrit Kurti, duke...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Hamza...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën në muajin korrik ka rënë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas...
    Lajme16 Shtator 2024
    Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për mbyllje dhe mungesë të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Kosova ka strehuar edhe një gazetar të ri ukrainas. “Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së...
    Vip16 Shtator 2024
    Heidi Baci do të vijë si moderatore në Top Channel në sezonin e ri televiziv. Nuk dihet ende në çfarë programi do...
    Sport16 Shtator 2024
    Liridon Kalenderi ka shkëlqyer edhe të dielën në garën “Ditët e Buzetit 2024”. Në një konkurrencë të “çmendur” me makina e garues...
    Kronika16 Shtator 2024
    Është arrestuar një person dje në Prishtinë. Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, të cilit i ka shkaktuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.