Arsenali e ka fituar takimin e javës së 35-të në Premierligë kundër West Bromwich Albionit.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mposhti me rezultat 3-1 ekipin që është me një këmbë në Championship.
Smith Rowe (29’), Pepe (35’) dhe Willian (90+1’) ishin tre golashënuesit që i dhuruar tri pikët “Topçinjve” në Emirates Stadium.
Ndërkaq për mysafirët golin e vetëm e shënoi Pereira (67’).
Me këtë fitore Arsenali ia shton vetës gjasat për të luftuar për një vend që dërgon në kualifikimet për Ligën e Evropës.
Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk ishte i pranishëm fare në këtë duel për shkak të një lëndimi.
“Gunners” janë në vendin e 9-të me 52 pikë, katër më pak se Tottenhami që ndodhet në atë pozitë.
WBA-ja me këtë disfatë është në vendin e parafundit me 26 pikë në tabelë.