E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se tashmë në Izrael kanë arritur tre fëmijët së bashku me nënat e tyre të cilët do të marrin trajtim mjekësor.
Demiri përmes një postimi në Twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për mundësinë e shërimit të tyre.
“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri./Front Online
Yesterday, our children together w/their mother arrived to ??, with mixed emotions of worry and hope. @SaveChildsHeart thank you for bringing hearts closer and saving them.
?? Embassy will have a long journey with Eranda, Rrustem and Endrit during their stay in Israel. ??❤️?? pic.twitter.com/snOunCRMxC
— Ines Demiri (@InesDemiri1) April 1, 2021