Një burrë në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre persona.
Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshurit është arrestuar, ndërsa dy ndodhen në kërkim.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor”.
“Lidhur me rastin njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në kërkim policor”, thuhet tutje në raportin e policisë.