Në pasditën e sotme, pritej të zhvillohet derbi më i madh në Premierligë.
Në “Old Trafford”, Manchester Unitedi ka pasur të përballet me Liverpoolin, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, kjo ndeshje nuk do të zhvillohet tash për tash.
Kjo për shkak të trazirave, ku tifozët e Manchester Unitedit hynë në stadium në shenjë revolte ndaj pronarëve amerikanë, prej të cilëve kërkojnë largimin.
Ende nuk dihet se kur do të luhet kjo ndeshje.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t në Premierligën angleze./FrontOnline/