Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, Anglia dhe Skocia kanë luajtur baras pa gola dhe ata që festuan ishin tifozët skocezë.
Pas ndeshjes së djeshme, ashtu edhe siç pritej, nuk munguan trazirat mes tifozëve të të dyja shteteve, shkruan FrontOnline.
Për këtë arsye, policisë lokale i doli punë, e cila arrestoi 26 persona në Londër mbrëmë.
Policia bëri të ditur se pas 0-0 në “Wembley” në veriperëndim të Londrës, një turmë e madhe u grumbullua në Leicester Square, në qendër të qytetit.
Sheshi u boshatis rreth orës 1:15 të mëngjesit edhe pse grupe individësh mbetën në zonat përreth./FrontOnline/