Të paktën 80 padi civile janë ngritur në Gjykatën e Qarkut Harris lidhur me aksidentin në koncertin e reperit Travis Scott në Teksas, raporton CNN.
Paditë u kërkojnë organizatorëve të koncerteve, interpretuesve dhe zyrtarëve të qytetit të shpjegojnë pse lejuan që koncerti të vazhdonte ndërsa njerëzit po vdisnin.
Shefi i policisë Troy Finner tha në një konferencë për shtyp se fjalën e fundit për përfundimin e koncertit e dha produksioni dhe interpretuesi dhe ata duhet ta kishin komunikuar këtë me zyrtarët e sigurisë publike.
Autoritetet njoftuan se raportet e para për lëndime filluan të vinin rreth orës 21:30 dhe koncerti përfundoi 40 minuta më vonë.
Kujtojmë, në koncertin e reperit amerikan Travis Scott, ndodhi një rrëmujë vdekjeprurëse në të cilën humbën jetën nëntë persona dhe qindra u plagosën. Edhe mediat e huaja konfirmuan dje se një studente 22-vjeçare ka humbur jetën dhe se ajo ishte viktima e nëntë e tragjedisë. Një javë më parë, ajo u shtrua në një spital në kryeqytetin e Teksasit dhe u lidh me mushkëri artificiale./FrontOnline/