×
  • Lajme
  • Lajme

    Transportuesit nga nesër në grevë, Ministria thotë se s’ka buxhet për kërkesat e tyre

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Moszbatimi i marrëveshjes që është nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Shoqata e Transportit Rrugorë për subvencionimin e këtij sektori, për shkak të humbjeve që kanë pasur nga pandemia me Covid-19, ka bërë që nesër transportuesit të hyjnë në grevë dhe të mos  ketë qarkullim të autobusëve.

    Vendimin e ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtiashaj.

    “Kjo grevë vjen si rezultat i mosrealizimit të premtimeve, mosrealizimit të marrëveshjes së nënshkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës për shkak të mosndarjes së buxhetit nga ana e Ministrisë së Financave andaj ne kemi pasur një kohë të gjatë që e kemi zhvilluar një dialog dhe i kemi besuar kryeministrit Hoti për përfshirjen e transportit në Pakon e Rimëkëmbjes.”, tha ai.

    Kurtishaj tha se moszbatimi i kësaj marrëveshje ka ardhur si pasojë e Ministrisë së Financave e cila është arsyetuar se nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

    “Ministria e Financave nuk mund të arsyetohet se nuk kanë mjete buxhetore, nëse nuk ka mjetet nuk është dashur t’a lejojnë Ministrin e infrastrukturës më ardhë deri te marrëveshja, kjo është një lojë që po bëhet në dëm të operatorëve të transportit rrugorë dhe ky është shqetësimi jonë”, tha Kurtishaj.

    Ai i bëri thirrje ministrit në detyrë të financave, Agim Krasniqit, që të mos e nënvlerëson transportin rrugorë, pasi që siç tha ai ky sektor, ka pasur humbje të mëdha.

    “Unë i bëjë thirrje ministri të Financave mos t’a nënvlerësoj transportin rrugorë, realisht ky sektor ka mbajt gjallë jetën e qytetarëve. Ky sektor ka mbi 6 mijë të punësuar dhe humbjet janë shumë të mëdha. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm të jemi pjesë e Pakos Ekonomike e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës, shpërndarja e kësaj pako nuk është bërë në mënyrë proporcionale”, tha ai për Front Online.

    Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, në një prononcim për Front Online i është kundërpërgjigjur Kurtishaj se Qeveria nuk ka buxhet për kërkesat e tyre.

    Krasniqi tha se do t’i rishikojnë mundësitë, por që mjetet e kërkuara nuk janë në buxhet.

    “Për sektorin e transportit nuk ka masë të veçantë, e para që duhet të bëhet është me shiqu se cilat janë mundësitë me i bë. Ne i kemi treguar se do t’i shikojmë mundësitë brenda mundësive me i bë, mjetet të cilat i kanë caktuar në marrëveshje me ministrin e Infrastrukturës nuk janë në buxhet dhe përderisa nuk janë në buxhet unë nuk mundem me implemtu, nuk kemi buxhet për realizimin e këtyre kërkesave pasi që kërkesa e tyre është rreth 5 milionë dhe nuk ka fonde”, tha ai për Front Online.

    Nga ana tjetër, Kurtishaj i pyetur se cilat do të jenë masat që do t’i merr Shoqata e Transportit në rast se nuk zbatohet marrëveshja, tha se në mbledhjen e Këshillit që pritet të mbahet nesër do të vendoset për masat.

    “Ne e kemi njoftuar Qeverinë, Ministrinë se dy ditë e para do të jenë në formë të grevës ku të gjithë mjetet e transportit do të qëndrojnë në stacionin e autobusëve, por nuk do të kenë qarkullim, ne nesër e kemi thirr një mbledhje të Këshillit ku do të vendosim për marrjen e masave të reja, ne na vjen keq për qytetarët por në këtë rast i bëjmë thirrje qytetarët që problemet e tyre t’i drejtojnë në Qeveri pasi që Qeveria është ajo që na ka sjellë në këtë situatë”, deklaroi ai për Front Online.

    Disa vende të rajonit dhe botës, sot janë mbyllur sërish për shkak të rritjes së numrit të rasteve me covid-19, por një mbyllje totale  edhe në Kosovë, sipas Kurtishaj,  do të bënte që sektori i transportit rrugorë të falimentojë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.