Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë vendim që transporti publik me autobusët e Trafikut Urban të jetë papagesë gjatë muajit dhjetor.
Mirëpo Trafiku Urban njofton të gjithë ata që kanë blerë bileta mujore mos të kenë shqetësim sepse do të ofrohet zgjidhje sipas njoftimit në vazhdim:
“Të gjithë ata që kanë blerë biletë mujore në kioskat e Trafikut Urban, sot me datë 30.11.2020, do t’u kthehen paratë aty ku e kanë blerë biletën,
– të gjitha ata qe kanë bileta mujore të vlefshme, do t’u kompensohen ditët e pashfrytëzuara kur të përfundon udhëtimi pa pagesë, atëherë do të vazhdohen”, thuhet në njoftimin e tyre..