Flokët e saj të gjata bionde dhe trupi i skalitur ishin marka e saj, dhe më pas në nëntor të vitit të kaluar ajo publikoi një foto ku përshkruante luftën e saj me mbipeshën dhe befasoi shumë njerëz.
Aktorja dhe këngëtarja Jessica Simson ka postuar një foto me bikini në Instagram dhe është mburrur se ka humbur 45 kilogramë dhe për ta bërë tronditjen edhe më të madhe, ka treguar se kjo është hera e tretë që humbet kaq shumë.
Këngëtarja e njohur i është dashur të humbasë kilogramët e tepërt që kanë ardhur si pasojë e tre shtatzënive, e përveç kësaj ajo ka luftuar edhe me disa lloje të varësisë.
Pasi humbi 45 kilogramë të pabesueshëm, ajo publikoi një foto me rroba banje njëshe dhe u mburr me një figurë perfekte.
Fansat e saj u emocionuan me pamjen e saj të re, duke rënë dakord që Simpson është sërish ajo e vjetra. Madje disa komentuan se duket edhe më mirë se në kulmin e popullaritetit dhe famës, duke thënë se duhet edhe të shëndoshet pak.
Ajo së fundmi shkaktoi një tronditje të vërtetë kur, siç pretendon, tregoi daljen e saj më të keqe nga viti 2017. Përveç fotos në të cilën është mbipeshë, ajo ka pranuar edhe se ka luftuar me varësitë për shkak të pasigurisë.
Ajo luftoi me sukses varësinë – ajo nuk ka përdorur alkool apo pilula për katër vjet. Siç shkruan në librin e saj me kujtime “Libri i hapur”, ajo iu përkushtua një jete të shëndetshme dhe filloi të ushtrohej, duke korrigjuar dietën e saj./FrontOnline/