Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në senzacionin e momentit, që pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Mbrëmë ( e mërkurë) të gjithë banorët meshkuj të shtëpisë së BBVA kanë pranuar t’i nënshtrohen provës për të ndryshuar dukjen e tyre si femra.
Ata janë veshur me fustane dhe janë trukuar nga vajzat shtëpisë, duke u transformuar tërësisht në dukje – dhe duke marrë kështu imazhi ne të dukurit si femër.
Luizi kishte veshur një fustan të shkurtër të zi me një palë geta me dizajn rrjete, teksa ka imituar dukjen e konkurrentes Efi.
Dyshja janë shfaqur së bashku pranë njëri-tjetrit, duke qeshur me dukjen e tyre të përbashkët, në veçanti me versionin “femër” të Luizit.