Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka bërë të ditur se tashmë janë transferuar 200 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Komunën e Bujanocit. Mjetet, sipas tij, do të shfrytëzohen për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit në Komunën me shumicë shqiptare në Serbi, raporton Front Online.
“Mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej.
Shfrytëzoj rastin të falemnderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falemnderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës Ahmet Ismajli për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt”, ka shkruar mes tjerash Arifi.
/Front Online/