Norwich City e ka kompletuar transferimin e anësorit Milot Rashica nga Werder Bremeni.
24-vjeçari i bashkohet klubit anglez për një shumë të pazbuluar dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, shkruan FrontOnline.
Rashica kaloi tre vite te Werder Bremeni, ku shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/4454936724519304?__cft__[0]=AZVTTh603NJHrrODFu9F_EbpmnjOIy9_-TsTjcXnoXtrBRU2zjKlMbOFsyGyuaaW9A8apdlvhazsHXJQKudUZrABd2AYxoDl6VhzM9QXNIOETUK_Cls7FguWr6DzpsFvc08&__tn__=%2CO%2CP-R
Pas transferimit të Rashicës në Werder Bremen, ka reaguar ish-trajneri i tij te Vushtrria, Ismet Munishi.
Munishi e ka përgëzuar Milotin, derisa ka shkruar se është “bërë tifoz i Norwich Cityt” tashmë.
“Zyrtarisht jam tifoz me Norwichin. Urime Milot”, ka shkruar Munishi, aktualisht trajner i Gjilanit./FrontOnline/