×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Trajtimet si të shpëtoni nga ftohja

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2024

    Ende nuk ka një kurë për të ftohtin e zakonshëm. E megjithatë, ju mund të provoni disa suplemente dhe të kujdeseni mirë për veten, në mënyrë që ta kaloni sa më shpejt këtë gjendje të padëshiruar.

    Nëpër farmaci do të gjeni një gamë të gjerë produktesh që pretendojnë se shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohtit, ndaj ju mund të ndiheni konfuzë për atë çka duhet të zgjidhni.

    Vitamina C

    Marrja e një suplementi të vitaminës C, edhe pse nuk mund të parandalojë një ftohje, mund zvogëlojë kohëzgjatjen e ftohjes.

    Disa studime, tregojnë se marrja e kësaj vitamine (1 deri në 2 gram në ditë) reduktoi kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e ftohjes.

    Doza ditore e rekomanduar e vitaminës C është 90 miligramë për meshkujt dhe 75 mg për femrat jo shtatzëna. Dozat në kufirin e sipërm (2000 mg) mund të shkaktojnë disa efekte anësore.

    Zinku

    I njëjti përfundim u zbulua edhe për zinkun, i cili mund t’ju ndihmojnë të kapërceni një ftohje më shpejt.

    Nëse jeni duke marrë antibiotikë, penicilaminë (Cuprimine) për artritin, ose diuretikë të caktuar, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të merrni zink. Kombinimi mund të zvogëlojë efektivitetin e barnave tuaja ose të zinkut.

    Lëngu i panxharit

    Për shkak se lëngu i panxharit është i lartë në nitrat dietik, ai rrit prodhimin e oksidit nitrik nga trupi, i cili mund t’ju ndihmojë të mbroheni kundër infeksioneve të frymëmarrjes.

    Nëse jeni të prirur ndaj gurëve në veshka, kini kujdes me panxharin, i cili përmban oksalate. Sepse mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.

    Pijet probiotike

    Edhe pse studimet mbi probiotikët dhe ftohjet janë të kufizuara, një studim sugjeron që konsumi i një pije me probiotike që përmban Lactobacillus, L. casei 431, mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e një ftohjeje. E kjo veçanërisht në lidhje me simptomat e frymëmarrjes.

    Bakteret probiotike ndryshojnë nga produkti në produkt, prandaj kontrolloni etiketën për të ditur se cilin po blini.

    Pushoni

    Edhe pse mund të përpiqeni dhe të forconi sistemin tuaj imunitar me ushtrime, ndoshta është më mirë ta merrni më lehtë për disa ditë dhe të pushoni sa simptomat tuaja të largohen.

    Mjalti

    Nëse ju apo fëmija juaj keni vështirësi të flejë, ose keni dhimbje fyti, për të mposhtur ftohjen provoni mjaltin. Ai mbetet një nga mënyrat më të mira për trajtimin e simptomave të ftohjes.

    Barnat pa recetë

    Nëse simptomat e të ftohtit si kolla, teshtitja, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe dhimbja e kokës nuk ju lënë të qetë, qetësuesit si ibuprofeni ose acetaminofeni, mund të trajtojnë simptomat. Por nëse infeksioni viral zgjat, konsultohuni me mjekun tuaj.

    Konsumoni shumë lëngje

    Çaji i nxehtë, uji, supa e pulës dhe lëngje të tjera do t’ju mbajnë të hidratuar, veçanërisht nëse keni temperaturë.

    Shmangni kafeinën dhe alkoolin, sepse ato mund t’ju dehidratojnë dhe mund të prishin gjumin dhe pushimin që ju nevojitet për rikuperim.

    Kur të shkoni tek mjeku?

    Ftohjet që nuk largohen shpejt mund të shkaktojnë sëmundje të tjera si pneumonia, infeksionet e mushkërive, infeksionet e veshit dhe infeksionet e sinusit.

    Vizitohuni tek mjeku nëse:

    simptomat tuaja zgjasin më shumë se 10 ditë
    keni ethe mbi 38,5°C
    ju dhembin sinuset
    kolla juaj fillon të tingëllojë si një fishkëllimë
    ndjeni dhimbje në gjoks
    keni probleme me frymëmarrjen.

    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Dhjetor 2024
    Ja shkaktari më i besueshëm i asaj që do të duhej të bëni në situatë të tillë Kur është femra lakuriq në...
    Lifestyle24 Dhjetor 2024
    Kolesteroli është një substancë yndyrore e pranishme në gjak që luan një rol kyç në shumë funksione të trupit. Megjithatë, kur nivelet...
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në prag të Krishtlindjes duke hapur Derën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit,...
    Vip24 Dhjetor 2024
    “Big Brother VIP” vjen me një risi të re këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat. Ajo...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se vendimi i KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe nuk mund të konsiderohet si...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Pak më parë u raportua për një  aksident që dyshohej të ketë ndodhur në rrugën përreth Liqenit të Badocit, ku një veturë ka...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të Badovcit. Për Klankosova.tv një qytetar ka raportuar se dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.