Padyshim se investimi më i mirë që mund ta bëjë prindi është investimin në edukimin e fëmijëve. Tashmë është e dëshmuar që edukimi dhe avancimi nuk përfundon vetëm me shkuarjen në shkollë, por edhe me aktivitete edukative jashtë saj, siç janë trajnimet. E nëse po kërkoni ndonjë trajnim për të nxitur imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve tuaj, atëherë atë e gjeni në linkun: https://pbc.academy/Trainings/TrainingLB
Trajnimi “LittleBits” është një trajnim i cili krijon një pasqyrë dhe një tërheqje për fëmijët, të cilët janë të interesuar rreth mësimit të qarqeve dhe elektronikës. “LittleBits” janë blloqe ndërtuese shumë të lehta për t’u përdorur dhe ndërlidhja e këtyre blloqeve mundëson ndërtimin e qarqeve komplekse në pak sekonda.
Nxënësit e moshave 11 deri në 15 vjeç nga ky trajnim do të përfitojnë zhvillim të kreativitietit dhe inovacionit mbi qarqet elektronike përmes blloqeve orientuese.
Në fund të trajnimit fëmijët, me ndihmën e ligjëruesit, do të prodhojnë një produkt mbi qarkun elektrik. / Front Online /