Oda e Infermierëve ka mundësuar trajnim falas për infermierët të cilët janë të pa punë dhe ata që punjnë në sektor privat, Kjo, që të njejtit, pavarësisht se ende nuk kanë gjetur një vend pune, të kenë mundësi të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, pasi ky është një obligim ligjor i nevojshëm për grumbullimn e pikëve për licencim dhe ri-licencim
Infermierët që punojnë në sektorin privat por edhe ata që janë të pa punë, e që obligohen sipas ligjit të ndjekin edukimin e vazhueshëm profesional, kanë mundësi që gjatë dhjetorit me organizim të Odës së Infermierëve të ndjekin trajnime falas në kuadër të programeve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional.
“Mbështetur në Vendimin e Këshillit Drejtues të datës 24.10.2019, Oda e Infermierëve të Kosovës thërret të gjithë Infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor të Kosovës, të cilët janë të pa punë dhe të cilët punojnë në sektorin privat, se në kuadër të EVP-së do të organizojë trajnim një (1) ditor me datë 15.12.2019’, ka thënë Naser Rrustemaj, kryerar i Odës së Infermierëve të Kosovës.
Sipas kryetarit të OIK-ut, në këtë trajnim, të drejtë aplikimi kanë të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që janë anëtarë të OIK-ut, e të cilët nuk kanë themeluar marrëdhënie pune dhe ata që punojnë në institucione private.
Të njejtit, sipas Rrustemajt, kanë afat të aplikojnë deri më 02 dhjetor të këtij viti për të ndjekur edukimin e vazhdueshëm professional.
“Aplikimi bëhet online përmes ueb-faqes së OIK-ut apo edhe në zyrat e Odës”, ka thënë Rrustemaj.
Ai ka thënë se trajnimet në kuadër të programeve për edukim të vazhdueshëm do të mbahen në mesin e muajit dhjetor, kurse për detaje, kandidatët do të njoftohen përmes ueb faqes së Odës së Infermierëve të Kosovës.