×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri shqiptar që shkroi historinë me Maqedoninë e Veriut rrëfehet për FrontOnline: Sekreti i suksesit ndaj Gjermanisë është ky, mezi pres “Euro 2020”

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Trajneri shqiptar, Xhengis Rexhepi ishte “krahu i djathtë” i trajnerit të Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski në rrugën e madhe drejt suksesit të përfaqësueses maqedonase në futboll.

    Rexhepi i cili më parë ka punuar në Kosovë te Llapi dhe Dukagjini, ka luajtur rol të madh në kualifikimin e Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, raporton FrontOnline.

    Edhe në muajin mars, Maqedonia e Veriut u tregua e suksesshme, në tri ndeshjet e zhvilluara, ku shënoi dy fitore dhe një humbje, por senzacion ishte fitorja ndaj superfuqisë botërore, Gjermanisë.

    Maqedonia e Veriut së bashku me ndihmëstrajnerin Rexhepi mposhti Gjermaninë 1:2 si mysafirë, duke bërë që për të të flitet në gjithë botën.

    Në një bisedë me FrontOnline, Rexhepi fillimisht ka folur për fitoren ndaj Gjermanisë, të cilën e quan “senzacion”.

    “Fitorja ndaj Gjermanisë është një senzacion i madh dhe befasi e klasit të parë, jo vetëm për vendin tonë dhe Gjermaninë, por edhe një befasi me përmasa botërore. Ndeshjet më gjigante të kalibrit të Gjermanisë janë gjithmonë një përjetim i veçantë”, ka thënë fillimisht Xhengis Rexhepi duke vazhduar:

    “Të fitosh në një vend ku askush nuk ka fituar në 20 vitet e fundit, me të vërtetë është diçka që vetëm përjetohet dhe nuk përshkruhet me fjalë. Kujtim i mrekullueshëm që do të ngelë gjithmonë në mendjet tona për gjithë jetën”.

    Tutje, ai flet edhe për “çelësin e suksesit” ndaj ish-kampionit të botës.

    “Për të qenë të sinqertë, ne të gjithë ishim të vetëdijshëm për nivelin e kundërshtarit që kishim përballë. Natyrisht, në sport nuk ishte në rregull të dorëzohesh para kohe, por me gjithë përcaktimin për të dhënë më të mirën dhe për të kërkuar befasinë, sërish në mendje ke të qartë se duhet të ndodhë mrekulli për t’ia dalur ndaj Gjermanisë. Dhe në futboll, mrekullitë ndodhin, prandaj ky sport është kaq i bukur. Sekreti i suksesit është fakti se kemi hyrë pa presion në atë ndeshje dhe me bindje se nuk kemi çka të humbim dhe se mund të fitojmë shumë. Në fund, ishin autorët e mrekullisë dhe e kemi shijuar shumë faktin që kemi tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv në gjithë botën”, rrëfhet trajneri shqiptar.

    Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë për herë të parë në kampionatin evropian këtë verë, ndërkaq, Rexhepi flet për atmosferën në kampin maqedonas, aty ku ndodhen edhe shumë futbollistë shqiptarë si Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, e të tjerët.

    “Të luash për herë të parë në histori në një event madhor si kampionati evropian dhe të firosh ndaj Gjermanisë si mysafir, tregon se grupi funksionon si një trup i vetëm dhe unë jam i bindur se me këtë çasje ne nuk kemi dhënë ende fjalën e fundit”, thotë ai.

    Para ndeshjeve të muajit mars, sulmuesi veteran maqedonas, Goran Pandev kishte “shpërthyer” në akuza ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, megjithatë, një situatë të tillë nuk e ka komentuar Rexhepi.

    “Në federatë dhe përfaqësuese, punët janë të ndara dhe secili ka përgjegjësitë e tij. Unë jam ndihmëstrajner dhe mundohem ta jap më të mirën nga vetja në aspekt të përmbushjes së detyrimeve të mia profesionale. Për gjërat tjera, nuk kam komeptencë për të gjykuar apo komentuar”, nënvizoi ish-trajneri i Llapit dhe Dukagjinit.

    I pyetur për të ardhmen te Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Rexhepi ka deklaruar se ka kontratë deri në fund të kampionatit evropian.

    “Ne jemi një grup që kemi punuar bashkë në arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik për vendin tonë. Jemi të lidhur me kontrata deri në fund të evropianit. Të kemi shëndetin sepse jetojmë në një periudhë të çuditshme që ka destabilizuar gjithë botën – prania e pandemisë COVID-19. Pastaj, gjërat tjera janë të menaxhueshme varësisht prej situatave të caktuara”, theksoi Rexhepi.

    Për fund, ai thotë se po e pret me kënaqësi fillimin e kampionatit evropian, derisa shpreson për ndonjë tjetër befasi në garën më të madhe të futbollit në Evropë.

    “Personalisht, jam shumë entuziast sepse si është kënaqësi dhe arritje për futbollistët, ashtu është edhe për trajnerit një sukses unik dhe që të jep ndjenjë pozitive. Është realizim i një ëndrre që nuk kam pasur fatin ta prek si futbollist, por më ka ndodhur si trajner. Kënaqësia përfundon kur të vie evropiane, pasi atje kemi detyrime dhe besoj se me një çasje profesionale dhe përkushtim maksimal, mbase mund të bëjmë edhe ndonjë befasi tjetër. Gjithsesi, sido që të shkojnë gjërat, ne jemi fitues të mëdhenj me kualifikimin historik të vendit tonë”, përfundoi të dielën për FrontOnline Xhengis Rexhepi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport21 Dhjetor 2024
    Ka përfunduar raundi i parë mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut. Një luftë e barabartë gjatë minutave të para, shkruan Indeksonline, Dy...
    Sport21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.