Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë zgjedhur më 71 vota pro Vjosa Osmanin presidente të vendit.
Vjosa Osmani është presidentja e gjashtë e zgjedhur në Kosovë, shkruan FrontOnline.
Ndërsa, është presidentja e dytë femër në Kosovë.
Osmanin për detyrën e re e ka uruar edhe trajneri kosovar i futbollit, Bekim Isufi.
“Urime zonja Presidente”, ka shkruar Isufi në rrjetet sociale./FrontOnline/