Florian Kohfeldt vazhdon të këtë besim te plotë te Milot Rashica.
Trajneri i Werder Bremenit teksa foli për kundërshtarin e radhës në Bundesligë, ka folur edhe për reprezentuesin e Kosovës.
“Unë dua që ai vetëm të shënojë një tjetër gol. Do të zgjonte një vetëdije tjetër për të dhe do të paraqitej shumë mirë. Besoj shumë dhe durimi im ende nuk ka mbaruar për të. Ai gjithmonë ka qenë i përgatitur për aksione vendimtare si në Bielefeld apo kundër Frankfurtit” – ka thënë mes tjerash Kohfeldt.
Vlen të theksohet se Milot Rashica ende nuk ka shënuar gol me skuadrën gjermane në këtë vit.
Ndryshe, ndeshja mes Stuttgartit dhe Werder Bremenit zhvillohet të dielën (4 prill) nga ora 15:00.