Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis Enrique është deklaruar për ndeshjen e sontme.
“Unë mendoj se ne e merituam fitoren sonte, por kur kundërshtari shënoi, ishte moment i vështirë”, ka thënë Enrique.
“Më pëlqen mënyra se si Kosova luan, me të vërtetë më pëlqen kjo”, shtoi ai. /FrontOnline/