×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i ri i Polonisë synon rikthimin e Lewandowski

    FrontOnline
    17 Korrik 2025

    Trajneri i ri i Polonisë, Jan Urban, ka deklaruar se prioriteti i tij i menjëhershëm është bindja e sulmuesit Robert Lewandowski për t’u rikthyer në Kombëtare.

    Urban është emëruar të mërkurën në vend të Michal Probierz, i cili ka dhënë dorëheqjen në qershor pas vendimit për t’ia hequr Lewandowski shiritin e kapitenit.

    Polonia aktualisht renditet e treta në grupin kualifikues për Kupën e Botës, pas Finlandës dhe Holandës, ndërsa sulmuesi i Barcelonës konsiderohet shumë i rëndësishëm për shpresat e ekipit që të arrijë në turneun e ardhshëm.

    “Do të bëj gjithçka që është e mundur që Robert të rikthehet, sepse e dimë në çfarë situate ndodhet futbolli polak”, ka thënë Urban para gazetarëve të enjten.

    Lewandowski është golashënuesi më i mirë në histori të Polonisë me tetëdhjetë e pesë gola në 158 ndeshje.

    “Në këtë moment, nuk mund të përballojmë që ta kemi ekipin pa Robertin”, ka shtuar trajneri i ri.

    Ndeshja e radhës e Polonisë në kualifikueset e Botërorit do të jetë më 4 shtator, në transfertë kundër Holandës, ndërsa tri ditë më vonë do të presin Finlandën./RTK

    Nga Rubrika
    Sport13 Gusht 2025
    Sonte zhvillohet ndeshja finale e UEFA Super Cup mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur. Në stadiumin “Bluenergy” në Udine, dy skuadrat takohen...
    Sport12 Gusht 2025
    Fenerbahce dhe Benfica kanë siguruar kualifikimin në raundin “play-off” të Champions League, duke përmbysur rivalët e tyre në ndeshjet e kthimit të...
    Sport12 Gusht 2025
    Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është mundur me rezultat të thellë 5-1 nga Qarabagu në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë...
    Të tjera
    Kronika13 Gusht 2025
    Në Lipjan, policia ka shoqëruar një grua e dyshuar se disa muaj më parë kishte publikuar në rrjetet sociale një video ku...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Rusia e ka fituar luftën në Ukrainë, ka deklaruar kryeministri djathtist i Hungarisë, Viktor Orban, para samitit ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump,...
    Kronika13 Gusht 2025
    Dy makina janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi të dielën e 10 gushtit, në Mitrovicë të Jugut. Sipas policisë,...
    Kronika13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Ferizaj. Sipas raportit 24-orësh, me vendim...
    Lajme13 Gusht 2025
    Njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi, shpreson që elektorati të reflektojë në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja. “Shpresoj se votuesit...
    Kronika13 Gusht 2025
    Një person u vetaksidentuar dje në Nekoc të Gllogocit. Sipas policisë, rreth orës 12:19, drejtuesi i veturës u vetaksidentua nga pakujdesia. Fatkeqësisht...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.