×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Kosovës pas humbjes nga Holanda: Mendoj se jemi në rrugë të mirë

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Përfaqvsuesja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në miqësoren e dytë me Kombëtaren e Holandës, që u zhvillua mbrëmë në Ziest.

    Ashtu sikurse në ndeshjen e parë (0:0), edhe në duelin e djeshëm lojtarët tanë treguan lojë të hapur dhe mjaft cilësore, përcjell FrontOnline.

    Madje, në pjesën e parë “Dardanët” krijuan disa mundësi të njëpasnjëshme para portës holandeze, por fati nuk ishte në anën e tyre.

    Në anën tjetër Holanda arriti t’i finalizojë disa prej rasteve të krijuara, falë edhe shpërqendrimit të mbrojtjes tonë.

    Pas ndeshjes, përzgjedhësi Arben Simitçiu i cilësoi këto dy miqësore  në Zeist si shumë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të ekipit përfaqësues, derisa paraqitjen e lojtarëve e vlerësoi me nota të larta.

    “Këto miqësore kanë qenë të mirëseardhura për ne. I kemi provuar të gjitha gjërat që i kemi planifikuar dhe lojtarët i kanë aplikuar detyrat që i kemi dhënë gjatë këtij kampi. Mendoj se jemi në rrugë të mirë dhe ardhmja jonë në futsall do të jetë  e shndritshme. Sa i përket ndeshjes së sotme ishim më të mirë se sa kundërshtari në të gjitha statistikat, përveç rezultatit, por thjesht fati nuk ishte me ne. Natyrisht se në lojën tonë pati ndikim edhe largimi i kapitenit, por edhe mosshfrytëzimi i rasteve të shumta. Në anën tjetër, ata realizuan prej disa gjysmërasteve. Sidoqoftë, në zhveshtore i përgëzova lojtarët për paraqitjen e tyre sepse brenda 24 orëve kemi luajtur dy ndeshje me intensitet tejet të lartë dhe kemi bërë futsall evropian”, ka theksuar Simitçiu.

    Këto dy miqësore në Holandë do t’i shërbejnë “Dardanëve” që të përgatiten sa më mirë për sfidat e ardhshme në ciklet kualifikuese./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Sport14 Nëntor 2024
    Kosova ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve. Ndeshja që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihăilă kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën. Futbollisti i Parmës...
    Të tjera
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës. Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.