Trajneri i Istogut, Faruk Shala, ka treguar se skuadra e tij synon të siguroj titullin sot në Vushtrri.
Vushtrria e Istogu e luajnë nga ora 17:00 finalen e dytë të plejofit. Shala ka vlerësuar faktin se në ndeshjet me Vushtrrinë po ka rivalitet e mbi të gjitha korrektësi, shkruan FrontOnline.
“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë në Istog, ndonëse kemi bërë disa gabime. E kemi kontrolluar ndeshjen dhe e kemi mbyllur ashtu si kemi planifikuar. Ka qenë e rëndësishme për ne që të kemi paraqitje të mirë në ndeshjen e parë. Finalja e parë ishte rivalizuese, por shumë korrekte. Edhe pse jemi përballur shpesh këtë edicion, duke përfshirë edhe në gara evropiane, me Vushtrrinë gjithnjë ka pasur rivalitet dhe shumë korrektësi. Istogu po kalon formë të mirë dhe jam shumë i kënaqur me angazhimin e hendbollisteve në ndeshje dhe stërvitje. Nuk kemi pasur lëndime dhe të gjitha vajzat janë të përgatitura maksimalisht. Me padurim presin të paraqiten në ndeshje. Në Vushtrri udhëtojmë të kurorëzohemi me titullin e dytë të kampionit. Do të ishte nder për ne të shpallemi kampion në një qytet të hendbollit si Vushtrria dhe shpresoj që kjo të realizohet”, ka thënë trajneri i Istogut, Faruk Shala./FrontOnline/