×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trajkoviq: Vuçiq nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiq e Veselinoviq, i shërbejnë projekteve të tij personale

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Në një situatë ku po vijnë shantazhe nga të gjitha anët, strategji e presidentit serb Aleksandar Vuçiq është të ‘heqë dorë nga Kosova’ dhe gjithçka tjetër, por është e vështirë të heqësh dorë nga strukturat mafioze si Radoiçiq, Veselinoviq dhe të tjerë që i janë besnikë dhe i shërbejnë projekteve të tij personale. Në këtë mënyrë ai në thelb mbron veten – ka thënë kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq në një intervistë për Pobjeda.

    Ajo pranon se është lodhur nga Serbia.

    “Ai po vuan shumë presion për shkak të Milan Radoiçiqit dhe për ta ruajtur dhe për të amortizuar procesin kundër tij, Vuçiq nga ana e tij i jep Ukrainës armatime të rëndësishme të cilat janë strategjikisht të rëndësishme për disa qendra perëndimore. Vuçiq ka një problem me Rio Tinton, ai duhet të sigurojë që ata të mos kenë shqetësime me njerëzit në mënyrë që ata të mund të minojnë pa pengesa. Kjo është arsyeja pse ai hyri në fushatën në Serbinë qendrore, ku lobon më drejtpërdrejt për projektin Rio Tinta – ata janë një korporatë serioze që nuk do të mbajë tryeza dhe tribuna”, tha ajo.

    Sipas Trajkoviqit, në një situatë ku po vijnë shantazhe nga të gjitha anët, Vuçiq e vuri problemin e Kosovës jashtë interesit të tij.

    “Strategjia e tij është të heqë dorë nga territori dhe gjithçka tjetër, por e ka të vështirë të heqë dorë nga struktura mafioze si Radoiçiq, Veselinoviç e të tjerë, të cilët i qëndrojnë besnikë dhe i shërbejnë projekteve të tij personale. Në këtë mënyrë ai në thelb ruan veten”.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Dy gra që thonë se janë përdhunuar, po ashtu dhe ngulfatur nga ndikuesi i diskutueshëm i mediave sociale, Andrew Tate, kanë folur...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Tajfuni Yagi bashkë me rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 24 persona dhe kanë lënduar 299 të tjerë në...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Gjatë muajit shtator pritet që Kuvendi i Kosovës t’i rikthehet punës në sesionin vjeshtor. Kuvendi gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit po rikthehet në obligimet e saj. Sot ata për mblidhet për të diskutuar sërë çështjesh me rëndësi. Më poshtë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar në shkrepjen e armës pasditen e të dielës në Golem të Shkodrës. 29-vjeçari Renaldo...
    Lifestyle09 Shtator 2024
    Dashi Horoskopi i datës 9 shtator 2024 nga Christine Haas Gjatë kësaj dite do keni dëshira të çmendura dhe jo të gjitha...
    Lifestyle09 Shtator 2024
    Uji është tejet i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Nëse jeni vazhdimisht të hidratuar, nivelet e glukozës në gjak do të jenë të...
    Sport09 Shtator 2024
    Merkato ka përfunduar, mirëpo ende mund të bëhen transferime me lojtarë që nuk kanë kontrata. E, kështu ishte rasti i Armend Thaqit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.