×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajkoviq kujton Ivanoviqin: Edhe Lista kriminale Serbe duhet të gjykohet për vrasjen

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Kandidatja për deputete nga radhët Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Rada Trajkoviq, u prononcua për media nga vendi ku ishte vrarë politikani tjetër serb Oliver Ivanoviq.

    Ajo tha se kishte zgjedhur pikërisht vendin për të respektuar përpjekjet e Ivanoviqit për të përmirësuar jetën e qytetarëve serbë në veri si dhe për të kërkuar përgjigje rreth ngjarjes që i mori jetën atij.

    Trajkoviq tha se familja e Oliver Ivanoviqit por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë të vërtetën se kush e vrau dhe kush mori pjesë në organizimin e urdhrave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

    Ajo shtoi se kandidatët e tjerë serbë që janë në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç kandidatëve të Listës Serbe, nuk u lejohet të flasin lirshëm dhe të paraqesin programin e tyre para qytetarëve në veri të Kosovës.

    Trajkoviq: Ajo që ka mbetur me ne është kjo pjesë e veriut të Kosovës

    “Ajo që ka mbetur tek ne dhe ajo që ruhet është kjo pjesë e veriut të Kosovës, kjo pjesë e lirisë, ku z. Oliver Ivanoviq dha jetën e tij dhe u vra. Dhe unë do të thosha, lufta e tij dhe misioni i tij, ideja e liria dhe vdekja për liri, janë diçka që i la hapësirë të paktën dikujt këtu të flasë dhe të shprehë pikëpamjet e tij”, theksoi Trajkoviq.

    Trajkoviq theksoi se ishte shumë e zhgënjyer me procesin gjyqësor që po zhvillohet për vrasjen e Ivanoviqit, duke thënë se procesi vazhdimisht shtyhet.

    Ajo deklaroi se priste që edhe përfaqësuesit e Listës Serbe të dilnin para gjykatës, të cilët, siç theksoi ajo, janë përgjegjës për realizimin e një videoje në të cilën Ivanoviq u vu në shënjestër si një tradhtar.

    Trajkoviq: Lista kriminale Serbe duhet të jetë pjesë e procesit gjyqësor ndaj vrasjes së Ivanoviqit

    “Duhet t’ju them, unë nuk jam dikush që mendon se gjëja më e rëndësishme është të hysh në Parlamentin e Kosovës, por në këtë vend tani historik, unë jam këtu për të parë sa jemi dhe nga cilën anë jemi. Unë pres që kjo organizatë, unë do të thosha Lista kriminale Serbe, e cila bëri gjithçka për të parandaluar Oliver Ivanoviqin që të mos jetë me ne sot, duhet të ishte pjesë e procesit (gjyqësor) në Prishtinë, por jo vetëm ata”, tha Trajkoviq.

    Rada Trajkoviq vuri në dukje se fushata në komunat me shumicë serbe është e pamundur dhe se serbët janë në errësirë të plotë mendore.

    Në lidhje me mungesën e gazetarëve të veriut në këtë aktivitet, Trajkoviq shtoi se ajo nuk e di pse nuk ishin aty dhe nëse është çështje frike apo motivi financiar, por ajo pohoi me siguri se Oliver dha jetën e tij për liri, posaçërisht për lirinë e të gjithë njerëzve në veri të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.