Atleti i talentuar, Abdalelah Harun ka vdekur në një aksident automobilistik, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Katarit.
Harun në karrierën e tij ka fituar një medalje të bronztë në garën 400 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës 2017, shkruan FrontOnline.
Ai gjithashtu fitoi dy medalje të arta në Lojërat Aziatike 2018 në Xhakarta në disiplinën 400 metra dhe shtafetë 4×400 metra.
Harun ka lindur në Sudan dhe kishte vrapuar për 49 sekonda në garën prej 400 metrash si 16-vjeçar./FrontOnline/
World Athletics is deeply saddened to hear that Qatari sprinter Abdalelah Haroun – 2017 world 400m bronze medallist and a former world junior champion – has died in a car crash at the age of 24.
— World Athletics (@WorldAthletics) June 26, 2021