Një 16 vjeçar nga Vitia ka humbur jetën nga Covid-19, dy ditë para se në Kosovë të bëhet një vit që kur u shfaqen rastet e para me këtë virus, raporton Front Online.
Lajmi për vdekjen e 16 vjeçarit e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Shtabit Emergjent në Komunën e Vitisë, Tefik Salihu.
“Po është e vërtetë që ka vdekë 16 vjeçari. Mbrëmë ka vdekur. I ndjeri ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore”, ka thënë ai, për Front Online.
Ky është rasti i parë në Kosovë që një i ri (16 vjeç) nuk i mbijeton virusit.
Deri tani, betejën me COVID-19 brenda një viti e kanë humbur 1,674 kosovarë./Front Online/