Dy alpinistë të huaj kanë humbur jetën në malin Everest, njëherit viktimat e para të sezonit të alpinizmit.
Chhang Daëa Sherpa, menaxher i ekspeditës së Seven Summit Treks, ka deklaruar se Abdul Waraich, alpinist nga Zvicra ka humbur jetën të mërkurën derisa ishte duke u kthyer pasi ka arritur majen më të lartë në botë.
Puwei Liu, alpinist amerikan ka humbur jetën në Kampin 4, kampi më i lartë para majës në 8.848.86 metra.
Lodhja nga bora në të ashtuquajturën “zonë vdekjeje” të Everestit e kanë detyruar alpinistin amerikan të kthehej pa arritur në maje, ka thënë Sherpa.
Nepali i ka lejuar alpinistët të kthehen në Everest dhe majat e tjera të Himalajës pasi ka mbyllur alpinizmin për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vitin e kaluar.
Këtë vit, qeveria ka lëshuar 408 leje për Everest, një numër rekord. Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal.
Sezoni komercial zhvillohet çdo vit nga prilli deri në maj.