Një i ri me prejardhje nga Kosova ka vdekur në qytetin Nauchatel të Zvicrës. Viktima është goditur nga treni dhe si pasojë ka humbur jetën.
Por si kishte ndodhur ngjarja tragjike?
Lexo Edhe:
A është Barack Obama një baba ideal? Vlerësojeni vetë pas këtij veprimi
Pak pas orës 8:00 të mëngjesit, teksa të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër, një 15-vjeçar u largua nga grupi dhe u drejtua për në shina.
Bëhet fjalë për të riun Ardian Ramadanin, i cili është me prejardhje nga Kosova.
Gjatë një deklarate të bërë policia kantonale e Fribourg ka thënë se ai nuk e kishte vënë re trenin dhe u godit nga pjesa e përparme e tij.
Adoleshenti u përplas me kokë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga goditja e trenit.