×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragje*dia në Koçan, dëshmia e të miturës: Nuk e morën seriozisht zjạrrin, mendonin se ishte shaka

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Një e mitur që ka qenë e pranishme këtë diskotekën në Koçan në natën tragjike ka rrëfyer ngjarjen para dhe pas shpërthimit të zjarrit.

    Ajo ka pohuar se gjatë koncerteve të mëdha çdoherë ka patur mjete piroteknike.

    “Të gjithë xhironin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë rrëmujë, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë”, tha e mitura.

    Në natën kritike ka qenë edhe policia, e cila, sipas të miturës, nuk kanë ndihmuar sa duhet.

    Sipas saj, në këtë diskotekë çdoherë ka patur të mitur dhe ka qenë e zakonshme që të miturit të hyjnë në diskotekë nëse paguan biletën.

    “Çdo fundjavë jam në diskotekë. Atë natë kishte shumë njerëz, 50% më shumë se sa që lejohej. Shumë njerëz që i njoh dhe tani janë lënduar, hyjnë pa biletë. Edhe pse thonë se janë shitur 500, shumë njerëz hyjnë pa bileta”, tha ajo.

    Ndryshe, në natën tragjike të 16 Marsit, në këtë diskotekë jetën e humbën 59 persona, në mesin e të cilëve edhe 6 të mitur, kurse mbi 200 janë lënduar./Klan Macedonia

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    “Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm”, tha...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka bërë të ditur se në Koçan do të qëndrojë një ekip i...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë një dhuratë të veçantë nga Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot e ka takuar Vuçiqin në Beograd. Vuçiqi ka deklaruar se takimi...
    Ekonomi25 Mars 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me gjeneralin Ëesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë...
    Vip25 Mars 2025
    Gjesti dhe Egli Tako janë sqaruar në shumë gjëra sa i përket marrëdhënies së tyre të krijuar në Big Brother. Ata kanë...
    Kronika25 Mars 2025
    Një person dyshohet se ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro false. Rasti po hetohet. “FALSIFIKIM I PARASË- Fushë Kosovë / 24.03.2025...
    Lajme25 Mars 2025
    Besian Mustafa i LDK-së ka reaguar për një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar sot...
    Lajme25 Mars 2025
    Sot pritet vazhdimi i dëshmisë së Naim Malokut në Hagë. Ai dëshminë e filloi dje. Maloku është dëshmitari i 124 në rastin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.