×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedia në Koçan, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës ku vdi*qën 59 persona

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, po e vazhdojnë punën e tyre për ta zbardhur rastin e tragjedisë së Koçanit, ku vdiqën 59 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, si shkak i shpërthimit të një zjarri në një klub të natës.

    Mëngjesin e sotëm, policia e ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e pronarit të diskotekës “Puls”.

    Po ashtu, atyre u janë konfiskuar pesë telefona. Policia ka kryer bastisje edhe në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan, ndërsa pronari i diskotekës “Puls” ndodhet në një spital të Lituanisë.

    Ai është njëri prej katër pacientëve që po kurohen në këtë vend. ndërkaq, numri total i të dyshuarve për zjarrin që shkaktoi tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan ka arritur në 34 persona dhe është hapur një procedurë hetimore ndaj 27 individëve dhe tre personave juridikë, pas hetimeve të para që përfshinë shtatë nëpunës policor nga SPB Shtip dhe Koçan.

    Aktualisht, janë ngritur akuza për vepra penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.
    Hetimi për rastin në Koçan kryhet nga 11 prokurorë nga Shkupi, Koçani dhe Shtipi.

    Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, mbi 650 persona, kryesisht të rinj, ishin duke u argëtuar në diskotekën Puls në Koçan, ku gjatë perfomancës së grupit muzikor të njohur DNK, papritmas shpërtheu një zjarr i madh, gjë që bëri të humbin jetën 59 persona dhe mbi 190 persona të tjerë u lënduan, madje disa prej tyre ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Mike Waltz ka marrë përgjegjësinë për futjen e gazetari të “Atlantic” në bisedën e klasifikuar të Pentagonit në lidhje me sulmet Houthi....
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se marrëveshja e Amerikës për të lehtësuar eksportet bujqësore ruse është një dobësim i sanksioneve. Shtetet e...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins ka komentuar nismën ushtarake të Kroacisë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe reagimet që pati...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Lajme26 Mars 2025
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi për FrontOnline, ka folur rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, duke thënë se...
    Lajme26 Mars 2025
    Formimi i Qeverisë së re të Kosovës ka hyrë në një periudhë diskutimesh të shumta mes partive politike, pas zgjedhjeve të fundit...
    Lajme26 Mars 2025
    Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me riga shiu. “Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte...
    Vip26 Mars 2025
    Gjesti u surprizua nga prindërit në prime-n e kësaj të marte. Ai i përqafoi plot mall mamanë dhe babanë e tij, ndërsa...
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.