×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedia në Koçan: 19 të dyshuar mbesin në paraburgim

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Gjykata në Koçan ka shqyrtuar gjithsej 22 ankesa të të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” dhe për 19 prej tyre është vendosur që masa e paraburgimit efektiv të mbetet në fuqi, ndërsa tre janë dërguar në arrest shtëpiak. Këtyre tre personave u janë marrë edhe pasaportat.

    “Ndaj ankesave ka vepruar këshilli prej tre gjykatës dhe ka vendosur që për 19 të dyshuar të refuzohet ankesa dhe të mbetet masa e paraburgimit, ndërsa për 3 të dyshuar është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, si dhe është caktuar masa e sigurimit – sekuestrim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit ose dokument tjetër për kalim të kufirit shtetëror, apo ndalesë për lëshimin e tij”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Koçan.

    Nga tre personat për të cilët gjykata e ndryshoi vendimin, prokuroria për dy ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit-Shtip, e cila aktualisht është duke vendosur në lidhje me këtë. Bëhet fjalë për paraburgimet e ish-kryetarëve të Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov dhe Nikolço Iliev, ndërsa prokuroria nuk ka dorëzuar ankesë ndaj personit të tretë të cilit po ashtu i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska. Kryetari aktual i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, mbetet i dyshuar dhe në paraburgim, ndërsa në hetimin e zjarrit që ua mori jetën gjithsej 59 personave deri më tani janë dyshuar 34 persona fizikë dhe tre persona juridikë. Ata akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë publike, të cilat dënohen me burgim nga tre deri në maksimum 20 vjet./Alsat-mk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e 4 ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani. Përmes një mesazhi në “X” Rama...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Elon Musk do të vizitojë për herë të parë CIA-n sot me ftesë të drejtorit John Ratcliffe, sipas një personi të njohur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Elon Musk do të vizitojë për herë të parë CIA-n sot me ftesë të drejtorit John Ratcliffe, sipas një personi të njohur...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pasi Gazeta Online Reporteri.net publikoi komunikimet e brendshme të anëtarëve të Kryesisë...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat Večernji List se ndikimi rus në veri është rritur pas agresioniit rus...
    Lajme31 Mars 2025
    Në media kanë filluar të publikohen disa biseda ku në të përfshihen zyrtarë të lartë të LDK-së, përfshirë ish-shefin e Grupit Palrmantar...
    Lajme31 Mars 2025
    Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e...
    Lajme31 Mars 2025
    Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka folur rreth ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Mark Brnovich dhe vëmendjen e presidentit Trump ndaj Serbisë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.