×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedia ajrore në Washington, Trump mban një minutë heshtje: Zemrat tona janë copëtuar

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas përplasjes tragjike të një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak në Uashington DC mbrëmjen e djeshme. Trump filimisht mbajti një minutë heshtje për viktimat dhe familjet e tyre.

    “Ne jemi në zi! Ngjarja tronditi shumë njerëz”, tha Trump. “Ne sot jemi të gjithë një familje dhe zemrat tona janë copëtuar”.

    Ai thotë se ka disa teori për atë që ka ndodhur, por shtoi se një hetim gjithëpërfshirë do të kryhet.

    “Ne do të zbulojmë se si ndodhi kjo fatkeqësi dhe do të sigurohemi që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më”, thotë ai, duke shtuar se Administrata Federale e Aviacionit (FAA), Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe ushtria amerikane do të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës.

    Avioni i ”American Airlines” që po udhëtonte nga Wichita, Kansas për në aeroportin kombëtar ”Ronald Reagan” të Uashingtonit u përplas me helikopterin ushtarak teksa po i afrohej pistës pak para orës 21:00 të së mërkurës (02:00 GMT të enjten).

    Të 64 personat në bordin e avionit të pasagjerëve të ”American Airlines” dhe të tre ushtarët në bordin e helikopterit të ushtrisë amerikane që u përplas mbi Uashington, dyshohet se kanë vdekur./vizionplus

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka theksuar mbështetjen e tij për sovranitetin e Ukrainës dhe ripërsëriti angazhimin e vendit të tij për lirinë...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Sali Berisha ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi, Lodovik Tetaj. “Sherifi i...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, s’kanë bërë kurrgjë...
    Të tjera
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante....
    Lajme21 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Administratës Publike nga partia ZNAM, Goran...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së. Matoshi tha për “Front...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me procesimin e të dhënave nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet. Në përditësimin e...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Sali Berisha ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi, Lodovik Tetaj. “Sherifi i...
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas një ndërprerjeje të shkurtë për shkak të problemeve shëndetësore, Shakira është rikthyer me energji në skenë, duke dhuruar një performancë spektakolare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.