Djali i basketbollistit legjendar amerikan, Scottie Pippen ka vdekur në moshën 33-vjeçare.
Ky lajm tragjik u njoftua nga vetë basketbollisti në rrjetin social “Twitter”, shkruan FrontOnline.
“Zemra ime është thyer, i thashë lamtumirë djalit timë, Antronit. Të dy kishim dashuri të madhe për basketbollin dhe biseduam shumë për këtë sport”, ka shkruar Scottie mes tjerash.
Shkaku i saktë i vdekjes së Antronit ende nuk dihet.
Ai ishte djali i madh i Pippenit nga amrtesa e tij e parë me Karen McCollum./FrontOnline/
I’m heartbroken to share that yesterday, I said goodbye to my firstborn son Antron. The two of us shared a love for basketball and we had countless conversations about the game. (1/3) pic.twitter.com/Zt3wo8wpcg
— Scottie Pippen (@ScottiePippen) April 19, 2021