Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në Itali.
Gjegjësisht, futbollisti italian, Giuseppe Perino u nda nga jeta dje në një ndeshje të organizuar për nder të vëllait të tij, i cili vdiq në një aksident me biçikletë tre vjet më parë, shkruan FrontOnline.
Sipas informacioneve jozyrtare, shkaku i vdekjes së tij ishte sulmi në zemër, dhe gjithçka ndodhi në Podomarin afër Napolit, aty ku u zhvillua ndeshja.
Perino si futbollist ka luajtur në pozitën e mesfushorit dhe në karrierën e tij ai luajti edhe për grupmoshat e reja të Parmës.
Gjatë kësaj ndeshje, Perino u rrëzua dhe ekipi mjekësor intervenoi shpejt, por pa sukses për 29-vjeçarin.
Ai u transportua në një morg aty pranë, ku u vërtetuan shkaqet e vdekjes./FrontOnline/
https://youtu.be/MFAVBUtk6zQ