Portieri i klubit të hendbollit, Ohri dhe anëtari i përfaqësueses maqedonase, Nikola Danilovski u gjet i vdekur sot në Liqenin e Ohrit.
Sipas mediave lokale, Danilovski u gjet u zhduk mbrëmë rreth orës 21:00, pas stërvitjeve, shkruan FrontOnline.
Trupi i tij i pajetë u gjet këtë mëngjes në liqenin e Ohrit pranë vendpushimit turistik “Lagadin”, shkruan FrontOnline.
Sipas policisë lokale, në trupin e Danilovskit nuk u gjetën gjurmë të dhunës, derisa hetimet po vazhdojnë.
Klubi i hendbollit, Ohri gjithashtu ka konfirmuar vdekjen e portierit./FrontOnline/