×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Prilep, burri vre*t nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvrite*t

    FrontOnline
    13 Korrik 2025

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri, dhe më pas kreu vetëvrasje.

    Sipas raportimeve, burri po qëndronte bashkë me dy djemtë në shtëpi dhe pas rreth një ore i ka qëlluar për vdekje, transmeton klankosova.tv.

    Ngjarja ndodhi dje pasdite duke u raportuar në polici rreth orës 15:30, por policia shkoi në vendngjarje vetëm pas shtatë orësh, në orën 22:30.

    Kjo vonesë sipas a2cnn, ka ngritur shqetësime serioze për dështimin e institucioneve në raste emergjente.

    Kur policia u përpoq të hynte në shtëpi, autori i kërcënoi me një bombë dore dhe më pas e aktivizoi atë, duke krijuar panik në lagje.

    Për shkak të rrezikut, u kërkua ndihmë nga Shkupi, por forcat speciale mbërritën vetëm pas mesnate, rreth orës 01:30.

    Ndërhyrja nuk pati efekt, pasi autori kreu vetëvrasje.

    Vetëm pas kësaj situate dramatike, autoritetet nisën hetimet. Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Gusht 2025
    Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen. Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë...
    Lajme03 Gusht 2025
    Është gjetur Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare që u raportua e humbur këtë të diel në “Rrugën B”. Pak minuta pasi raportoi Klankosova.tv...
    Lajme03 Gusht 2025
    Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare është raportuar e zhdukur nga nëna e saj. Për redaksinë e Klankosova.tv, nëna e Hirës, Dafina Muçiqi, thotë...
    Të tjera
    Lajme03 Gusht 2025
    Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji për 13...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën...
    Lajme03 Gusht 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht,...
    Lajme03 Gusht 2025
    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave nga punëtorët e saj, te një hapësirë për hedhjen e...
    Lajme03 Gusht 2025
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili...
    Lajme03 Gusht 2025
    Në Pikën Kufitare të Morinës, nga e premtja deri të dielën paradite të kësaj jave, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.