Katër persona, ku mes tyre edhe dy fëmijë kanë humbur jetën në një tragjedi në kanalin detar mes Francës dhe Britanisë.
Varka me emigrant i ishte drejtuar shtetit ishullor kur është përmbytur. Nga kjo tragjedi kanë humbur jetën dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 5 dhe 8 vjeçare.
Viktimat nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërkohë që 14 emigrantë të tjerë kanë shpëtuar por me probleme hipertermie dhe me zemrën.
Ngjarja ka ndodhur në Loon-Plage afër Dunkirk, raporton France24.
Dyshohet se në varkë ishin 20 refugjatë, që do të thotë se ende mund të ketë të zhdukur.