Një tragjedi e madhe ndodhi në Spanjë, gjatë festës së titullit kampion të Atletico madridit.
Mediat spanjolle raportojnë se një djalosh 14-vjeçar humbi jetën në qendër të Madridit, derisa festonte titullin e kampionit, shkruan FrontOnline.
Ai e nxorri kokën nga dritarja e furgonit, e më pas e goditi atë në mur.
Tifozi pësoi lëndime të tmerrshme në kokë.
Mjekët tentuan ta shpëtonin atë, por ishte e kotë./FrontOnline/