Jordan Banks, talenti 9-vjeçar i futbollit ka humbur jetën në një fushë të futboll në Blackpool.
Banks u godit nga rrufeja teksa po luante futboll në atë fushë, ndërkohë që kishte humbur jetën në spital, sipas medieve në ishull.
Oficerët e policisë në Blackpool raportuan se kishin pranuar një thirrje pak pas orës 17:00 të së martës në fushat afër Rruggës së Shkollës se një fëmijë ishte plagosur.
Shërbimet e urgjencës e dërguan menjëherë në spital 9-vjeçarin i cili nuk arriti të mbijetonte.
Jordan Banks ishte pjesë e Clifton Rangers, që ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”.
“Ishte një inspirim për të gjithë ata që e kanë takuar. Një djalë i ri i fortë, i vendosur dhe plot kurajo, i cili do të na mungojë të gjithëv”.
“Nuk arrijmë ta imagjinojmë hidhërimin e familjarëve. Mendimet, lutjet, dashuria dhe përqafimet tona shkojnë për të gjithë shokët e skuadrës, miqtë dhe trajnerët me të cilët ka punuar“, shkruan klubi anglez.