21 vrapues kanë mbetur të vdekur në një garë maratone malore në veriperëndim të KInës, shkruan FrontOnline.
E gjithë kjo besohet se ndodhi për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
“Xinhua” raporton se pjesëmarrësit e kësaj gare kanë vuajtur nga shqetësimet fizike dhe rënia e papritur e temperaturës.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur në mëngjesin e sotëm 21 vrapues të vdekur.
Një total prej 172 personash ishin bashkuar në garë dhe 151 janë konfirmuar të jenë të sigurtë.
Disa u trajtuan për dëmtime të lehta dhe ishin jashtë rrezikut për jetë./FrontOnline/