Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” ka nënshkruar një kontratë në vlerë 13 mijë e 500 euro për furnizim me ujë.
Ajo e ka shpërblyer me tender tre vjeçar konsorciumin, N.t.p “Vlora” dhe “Infinitt” sh.p.k.
Kontrata është e natyrës publike kornizë, që nënkupton se shuma jo me doemos do të harxhohet e tëra. Ndërmarrja paguan vetëm për ato produkte të ujit, të cilat i konsumon.
Konsorciumi fitues N.t.p “Vlora” dhe “Infinitt” sh.p.k. ofertoi për 300 euro më shtrenjtë sesa kompania tjetër “Euro Testing”, e cila ani se nxori çmimin më të lirë prej 13 mijë e 200 eurove u eleminua, meqë nuk plotësoi kërkesat teknike, të kërkuara në dosjen e tenderit.
Operatorët tjerë ekonomikë ofertuan më shtrenjtë.
“Dauti Komerc” me 15 mijë e 600 euro. U eleminua sepse kaloi buxhetin e planifikuar të ndërmarrjes për këtë tender. Grupi i operatorëve ekonomikë “Olti & Kenza” dhe “Krasniqi” ofroi rrafsh 15 mijë euro. Kompania “Haon” shkoi me çmim pak më të lirë – 14 mijë e 700 euro. Sidoqoftë si e para, ashtu edhe e dyta, u eleminuan sepse nuk plotësuan kriteret e tenderit.