Është arrestuar personi i tretë si i dyshuar për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” në Podujevë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur policia me anë të raportit 24-orësh, teksa njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Podujevë 18.09.2022 – 14:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.