Policia ka prangosur në Gjakovë një shtetase të Shqipërisë dhe katër kosovarë nën dyshimet për trafikim me njerëz.
Gjithashtu është identifikuar edhe një shtetase e Shqipërisë që dyshohet se ishte viktimë e trafikimit.
E dyshuara, shtetasja e Shqipërisë është dërguar në mbajtje ndërsa 4 burrat pas intervistimit janë liruar.
“TRAFIKIM ME NJERËZ /OFRIMI I SHËRBIMIT SEKSUAL TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Gjakovë 10.06.2022 – 20:00. Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.