Aliu është brezi i gjashtë i familjes Fanaj që merret me delet, traditë kjo e cila përcillet për më shumë se 300 vjet.
Kujdesi ndaj këtyre tyre kërkon punë e përkushtim të madh, e që sipas Aliut, me raste nuk është edhe e lehtë.
Ai bën shitjen e qumështit e djathit të dhisë, gjë për të cilën thotë se ka një interesim të madh nga gjithë trevat e Kosovës.
Pos prodhimeve të bulmetit, ai bën edhe shitjen e therjen e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit.
Mirëpo, ky vit është krejt ndryshe nga vitet e kaluara.