×
  • Auto
  • Auto

    Toyota rrit pagat për punonjësit e saj, shkak i rritjes së inflacionit

    FrontOnline
    23 Shkurt 2023

    Toyota e Japonisë ka miratuar një rritje të pagave për 68,000 punëtorët e saj të sindikalizuar. Kjo është rritja më e madhe e pagave në dy dekadat e fundit, njoftoi të mërkurën kompania e famshme e makinave, pa treguar shkallën e rritjes.

    Vendimi i Toyota është një nxitje për fushatën e kryeministrit japonez Fumi Kishida për të rritur pagat në përputhje me inflacionin. Së fundmi kompanitë Uniqlo, Nintendo, Birraria Suntori kanë rritur pagat dhe pritet që lëvizja e prodhuesit më të madh japonez të makinave të pasohet nga kompani të tjera, raporton Financial Times.

    Presioni i qeverisë dhe i sindikatave ndaj kompanive japoneze për të rritur pagat është intensifikuar këtë vit, pasi inflacioni bazë i Japonisë, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve të freskëta, goditi katër për qind në dhjetor, më i larti që nga viti 1982.

    Toyota tha se pranoi plotësisht kërkesën e sindikatës së saj për një rritje të pagës bazë dhe vjetërsisë. Kompania arriti një marrëveshje me sindikatat në ditën e parë të bisedimeve, të cilat pritej të zgjasin me ditë të tëra.

    “Ne jemi në ballë të inkurajimit të shpërndarjes së pasurisë në të gjithë industrinë e automjeteve dhe secili prej nesh po punon shumë për ta bërë këtë,” tha Koji Sato, i cili do të marrë detyrën si shef ekzekutiv i kompanisë në prill./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto26 Dhjetor 2024
    Në një video që na kujton “më të mirat e 2024”, Alfa Romeo trazoi imagjinatën e fansave. Alfa Romeo i ka dhënë...
    Auto25 Dhjetor 2024
    Divizioni i ri i motorëve dhe ndërruesit i krijuar nga Renault dhe Geely u quajt thjesht Kali. Një risi interesante vjen nga...
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, u shpreh se Serbia, me mbështetje të hapur nga Rusia, ka...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Nata e mbrëmshme e ‘Prime’ solli shumë të papritura, me rikthime si dhe me njërin nga rrëfimet më emocionuese. Shumë debate, dinamika...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Policia e Kosovës thotë se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Një burrë në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë hapur me forcë veturën e tij, me...
    Kronika28 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Klinë, nën dyshimin se ka lënduar me mjetë të mprehtë një burrë tjetër, e po ashtu ia...
    Artikull i Sponsoruar28 Dhjetor 2024
    Fluturime direkte nga Stuttgart drejt Prishtinës me çmime të lira për festat e fundvitit! Kompania më e madhe kosovare, Prishtina Ticket, ju...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.