×
  • Auto
  • Auto

    Toyota pezullon shitjet e modelit Yaris në Tajlandë pas problemeve të testit të sigurisë

    FrontOnline
    09 Maj 2023

    Prodhuesi japonez i makinave Toyota Motor Corp ka ndaluar shitjet dhe dërgesat e Yaris Ativ në Tajlandë, thanë zyrtarët e lartë të hënën, pasi filiali i tij Daihatsu manipuloi një pjesë të derës në testet e sigurisë nga përplasjet anësore.

    Duke folur në një konferencë shtypi në Bangkok, drejtori ekzekutiv i Toyota për rajonin e Azisë, Masahiko Maeda, tha se problemi mund të ketë ndodhur për shkak të presionit gjatë zhvillimit të modelit Ativ, duke shtuar se automjetet që përdornin klientët ishin të sigurta.

    Toyota deklaroi se ishte duke punuar me qeverinë tajlandeze për të rifilluar shitjet.

    “Nëse zhvillimi do të ishte kryer në kushte të përshtatshme, ky lloj problemi sigurisht që nuk do të kishte ndodhur”, bëri të ditur Maeda, raporton Reuters, transmeton FrontOnline.

    “Unë mendoj se fakti që kjo ndodhi, do të thotë se kishte një lloj presioni në fabrikën e zhvillimit”, tha ai, duke shtuar se madhësia relativisht e madhe e automjetit mund të ketë paraqitur një sfidë për Daihatsu, e cila është e specializuar në prodhimin e veturave të vogla.

    Toyota dhe Daihatsu muajin e kaluar deklaruan se po hetonin se si një pjesë e derës në testet e sigurisë nga përplasjet anësore të kryera për rreth 88,000 makina të vogla ishte ndryshuar për qëllime të testimit të sigurisë në përplasje.

    Kryetari i bordit të Toyota-s, Akio Toyoda tha se kishte vizituar fabrikën “Gateway” të kompanisë së tij në provincën Chachoengsao për herë të parë në një dekadë për të siguruar punëtorët, duke thënë se një arsye tjetër përse ai kishte vizituar kombin e Azisë Juglindore ishte sepse ai e donte popullin e atij vendi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto26 Dhjetor 2024
    Në një video që na kujton “më të mirat e 2024”, Alfa Romeo trazoi imagjinatën e fansave. Alfa Romeo i ka dhënë...
    Auto25 Dhjetor 2024
    Divizioni i ri i motorëve dhe ndërruesit i krijuar nga Renault dhe Geely u quajt thjesht Kali. Një risi interesante vjen nga...
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në një prononcim për FrontOnline, infektologu Hamdi Ramadani, thotë se Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët. ‘’Lija...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova ka konfirmuar sot rastin e parë të “Lijës së Majmunit”, një sëmundje infektive shumë e rrallë në Evropë. Instituti Kombëtar i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Telekomi i Kosovës, ka reaguar për shkrimin me titull “Sot u vendos nga Murati në krye të inteligjencës financiare, por Rraci e...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”. Sipas...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar sot “dorën e hekurt” me një vendim të marrë rreth Llapit dhe kryetrajnerit të tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.