Ndryshe nga disa marka të tjera, Toyota nuk heq dorë nga makinat e segmentit A, ndaj është përgatitur një gjeneratë e re e modelit më të vogël në gamën e tyre evropiane.
Pra, ky është Aygo i ri që tani ka në emër sloxo X, që falë faktit se dizajni i kësaj makine është pjesërisht i frymëzuar nga pamja e crossover-it. Kujtojmë se Toyota në fillim të këtij viti ka njoftuar me konceptin Aygo X Prologue se si do të duket ky model prodhimi.
Aygo X u zhvillua në Evropë për klientët evropianë dhe prodhimi do të bëhet në kontinentin tonë (në fabrikën e Toyota-s në Republikën Çeke).
Makina bazohet në platformën modulare TNGA-B, ofron një ambient më të gjerë dhe modern, ndërsa për drejtimin do të kujdeset një motor i vogël benzine.
Shitjet e Toyota Aygo X do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm, me më shumë detaje ende për t’u ndjekur./FrontOnline/